Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e ka mbështetur protestën e paralajmëruar nga Këshilli Drejtues, Këshilli i Prindërve dhe Shoqata Sindikaliste e Shkollës “Pavarësia” në Prishtinë që do mbahet nesër.
Në këtë shkollë, pasditen e sotme u regjistrua një rast i dhunës fizike. Një video e publikuar në rrjete sociale shfaq një mësimdhënës duke ushtruar dhunë ndaj një nxënësi.
SBASHK ka thënë se mosrespekti ndaj mësimdhënësve, po cenon rëndë dinjitetin e profesionit dhe sigurinë e procesit edukativo-arsimor.
“SBASHK mbështet grevën dy-orëshe të organizuar nga Sindikata e Shkollës “Pavarësia”, si pjesë e SBASHK-ut, që do të zhvillohet nesër në këtë shkollë, për të kërkuar reagim të menjëhershëm dhe masat e duhura nga institucionet përkatëse. Ne kërkojmë nga organet përkatëse të sigurisë që, të hetojnë rastin në mënyrë të shpejtë dhe të drejtë. Të dalin të dhënat e vërteta në dritë dhe të merren masat e duhura ndaj nxënësve dhe personave përgjegjës”, shkruhet në njoftimin e tyre në Facebook.
Tutje, SBASHK ka kërliar përgjegjësi institucionale nga menaxhmenti i shkollës dhe Drejtoria e Arsimit, si dhe zbatim të plotë të rregulloreve disiplinore për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.
“Nëse nuk ka reagim të shpejtë dhe masa konkrete ndaj këtij rasti, SBASHK në nivelin komunal në Prishtinë do të shqyrtojë mundësinë e ndërprerjes së mësimit edhe në shkollat tjera, për të mbrojtur mësimdhënësit dhe për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të respektueshëm në arsimin publik. Kjo formë e veprimit sindikal nuk është qëllim në vetvete, por mjet i fundit për të siguruar respektimin e ligjit, dinjitetit profesional dhe sigurisë në shkolla”, thuhet në reagim.
Prokuroria: Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët
Kërkohet paraburgim ndaj dy shtetasve palestinez për veprën ...
Prokuroria: Të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shta...
Municion dhe pajisje ushtarake me emblemë të Serbisë zbulohe...
I harruari i FIFA-s dhe Topit të Artë, Raphinha nderohet në ...
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prishtinë