Policia katalanase, ka hapur hetime për një rast të dyshuar të sulmit seksual që dyshohet se ka ndodhur në Barcelonë.
Sipas raportimit të medias ABC, i përfshirë në këtë rast dyshohet të jetë Fatinho Jr., vëllai i futbollistit të Monacos, i huazuar nga Barcelona, Ansu Fati, përcjell Arbresh.info.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 8 shkurtit, në banesën e futbollistit Lamine Yamal, pasi viktima – një vajzë me shtetësi holandeze – kishte qenë më herët në diskotekën Shoko, së bashku me personat e përfshirë dhe disa miq të tjerë.
Viktima ka deklaruar se është prekur pa pëlqimin e saj dhe ka shprehur dyshime se mund të ketë qenë nën ndikimin e ndonjë substance, duke ngritur dyshime për përdorim të mundshëm të substancave për nënshtrim kimik. Pas ngjarjes, ajo është dërguar në spital, ku i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore përkatëse.
Në raportin fillestar policor përmendet gjithashtu se ajo dyshohet se ka qenë viktimë edhe e dhunës fizike, konkretisht një shuplakë. Deri tani, viktima nuk ka paraqitur kallëzim zyrtar, por autoritetet kanë konfirmuar se hetimet janë në vazhdim për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Rasti mbetet i hapur dhe priten zhvillime të reja nga organet hetuese.
Presidenti i Iranit: Mbështetja e Putin na frymëzon në këtë ...
E premtja sjell përkeqësim të motit: reshje në gjithë vendin...
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...