Liria e ka zyrtarizuar nënshkrimin me trajnerin e ri, Ismet Munishin, i cili e ka marrë tashmë në dorë timonin e skuadrës.
Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi është prezantuar zyrtarisht nga klubi prizrenas, Liria, i cili do ta zëvendësojë Liridon Lecin e shkarkuar.
Zyrtarizimin e tij, Liria e ka bërë publik në faqen zyrtare të klubit në rrjetin social “Facebook”.
“Mirë se vjen, Ismet Munishi! FC Liria mirëpret trajnerin e ri të ekipit të parë. Munishi është një nga emrat më të njohur të futbollit kosovar”, ka shkruar faqja zyrtare e klubit nga Prizreni.
Munishi është pasardhës i Liridon Lecit, me këtë të fundit që u shkarkua mbrëmë, pas humbjes nga Trepça ’89, me shifrat prej 4-1 në “Përparim Thaçi”.
Momentalisht, Liria është e gjashtë në tabelën e Ligës së Parë, me 36 pikë të tubuara, pesë më pak se vendi i parë Vushtrria.
Lladrovci thumbon politikanët: “Mos e rreh këlyshin se kur r...
“Ftoj familjarët për përmbajtje”, Hysni Mehani thotë se ësht...
“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar
Haradinaj: Masakrat janë dëshmi e rrugës së rëndë që kaluam ...
Haxhiu takon të moshuarën që i tha Kurtit “Mos lësho pe”, i ...