Lanika Rexhepi është shpallur Nënkampione e Europës në kategorinë Kadet +61 kg, në Kampionatin Europian Cadet, Junior & U21 të zhvilluar në Limassol, Qipro, me pjesëmarrjen e rreth 1293 garuesve.
Në duelin e parë ajo mposhti garuesën nga Mali i Zi me rezultat 8-0, shkruan Arbresh.info,
Me po të njëjtin rezultat ajo e fitoi edhe luftën tjetër në tatami ndaj garuesës nga Gjeorgjia.
Më pas në çerekfinale me karateisten franceze të cilën e mposhti 6-1.
Rexhepi ishte e fortë edhe në gjysmëfinale ku trimfoi 3-0 ndaj italianes dhe arriti në finalen e madhe.
Në finale, Lanika u ndal me rezultat minimal 0-1 ndaj garueses nga Portugalia duke siguruar medaljen e argjendtë për shtetin shqiptar./Arbresh.info
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë