Prishtina ka fituar një ndeshje të vështirë në udhëtim ndaj Dukagjinit në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, duke triumfuar me rezultat minimal 1:0, Drita, ka fituar me 1:0 në udhëtim te Ferizaj e Drenica dhe Llapi kanë ndarë pikët me një barazim 1:1.
Të gjitha këto në ndeshjet e xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Në Klinë, kryeqytetasit kanë triumfuar me rezultat minimal 1:0. Gol i vetëm i ndeshjes është shënuar si autogol nga portieri Egzon Lekaj, pas një gjuajtje që e ka goditur shtyllën nga Gjelbrim Taipi.
Kampionia në fuqi, Drita, ka fituar me 1:0 në udhëtim te Ferizaj, me golin e shënuar nga Kristal Abazaj në minutën e pesëdhjetë.
Në ndeshjen tjetër, Drenica ka kaluar e para në epërsi me golin e Ronaldo në minutën e shtatëmbëdhjetë. Pastaj Arbnor Ramadani ka arritur ta barazojë rezultatin në minutën e tetëdhjetë e dytë.
Aktualisht tabela kryesohet nga ballkani me tridhjetë e tri pikë, por aq ka edhe Prishtina në vendin e dytë. Në vendin e fundit gjendet Prishtina e Re.
Të dielën zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera: Gjilani e pret Ballkanin e Malisheva Prishtinën e Re.
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...
Vdes 43-vjeçari pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Pri...
Begaj takim me arbëreshët në Milano:Ura e miqësisë mes Shqip...
Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë: ...
Kearns: Kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i...