KF Ulpiana 1926 ka nisur një kapitull të ri në organizimin e klubit, duke emëruar Fitim Dragaqina në postin e kryetarit.
Vendimi shënon një hap të rëndësishëm për klubin lipjanas, i cili synon forcimin e strukturave dhe zhvillimin e mëtejshëm në të gjitha nivelet.
Dragaqina merr drejtimin e klubit me synimin për të konsoliduar organizimin e brendshëm, për të investuar në zhvillimin e futbollistëve të rinj dhe për të ndërtuar një projekt afatgjatë që do ta rikthejë Ulpianën drejt sukseseve sportive.
Nga klubi është shprehur besimi se përkushtimi, vizioni dhe dashuria e kryetarit të ri për Ulpianën do të ndikojnë pozitivisht në rrugëtimin e ekipit në vitet e ardhshme. KF Ulpiana 1926 i ka uruar Dragaqinës shumë suksese në këtë detyrë të rëndësishme, në shërbim të klubit dhe sportit.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...