Atalanta kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, fiton bindshëm ndaj Juventusit

Screenshot

23:02 | 5 Shkurt 2026
D.H

Atalanta ka dhuruar një paraqitje spektakolare duke e mposhtur bindshëm Juventusin me rezultat 3-0, në çerekfinalen e Kupës së Italisë, duke siguruar kështu kualifikimin në gjysmëfinale.

Skuadra nga Bergamo e nisi fuqishëm takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 27-të, kur Gianluca Scamacca realizoi saktë nga pika e bardhë për rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë, vendasit vazhduan me ritëm të lartë, ndërsa Juventus u shfaq i pafuqishëm për të reaguar. Minuta e 77-të solli golin e dytë, kur Sulemana shënoi pas asistimit të Bellanovës, duke dyfishuar epërsinë e Atalantës.

Goditja përfundimtare për “Zonjën e Vjetër” erdhi në minutën e 85-të, kur Mario Pašalić realizoi golin e tretë, pas asistimit të Krstović, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-0.

Atalanta në gjysmëfinale përballet me fituesin e ndeshjes Bologna – Lazio./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale