Liga Saudite e Futbollit reagon pas kërcënimit të Cristiano Ronaldos për largim nga Al Nassr

22:10 | 5 Shkurt 2026
D.H

Liga Saudite e Futbollit ka reaguar ndaj Cristiano Ronaldos pas kërcënimit të portugezit për të lënë Al Nassr. Ronaldo ishte në grevë këtë javë pasi humbi ndeshjen e hënës ndaj Al Riyadh.

Ndërsa pritej të rikthehej për ndeshjen e së premtes kundër Al Ittihad, Ronaldo nuk do të luajë ndaj skuadrës së Sergio Conceicao.

Portugezi 41-vjeçar më pas kërcënoi se do të largohet nga Arabia Saudite, por Liga Saudite e Futbollit i tha Ronaldos se “asnjë individ – pa marrë parasysh sa i rëndësishëm – nuk merr vendime përtej klubit të tij” në një mosmarrëveshje mbi shpenzimet për transferime.

“Liga Saudite e Futbollit është e strukturuar mbi një parim të thjeshtë: çdo klub operon në mënyrë të pavarur nën të njëjtat rregulla,” tha një zëdhënës i ligës të enjten në mbrëmje.

“Klubet kanë bordet e tyre, drejtuesit e tyre dhe udhëheqësinë e tyre të futbollit. Vendimet mbi rekrutimin, shpenzimet dhe strategjinë i takojnë atyre klubeve, brenda një kuadri financiar që siguron qëndrueshmëri dhe baraspeshë konkurruese. Ky kuadër aplikohet njësoj për të gjithë ligën.

“Cristiano ka qenë plotësisht i angazhuar me Al Nassr që nga ardhja e tij dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen dhe ambiciet e klubit. Si çdo konkurrent elitar, ai dëshiron të fitojë. Por asnjë individ – pa marrë parasysh sa i rëndësishëm – nuk merr vendime përtej klubit të tij.”

“Aktiviteti i fundit i transferimeve tregon qartë këtë pavarësi. Një klub forcoi skuadrën në një mënyrë të caktuar. Tjetri zgjodhi një qasje tjetër. Këto ishin vendime të klubeve, marrë brenda parametrave financiarë të miratuar.”

“Konkurenca e ligës flet vetë. Vetëm disa pikë ndajnë katër vendet e para, garë për titull mbetet e hapur. Ky nivel baraspeshe tregon se sistemi funksionon si duhet. Fokusimi mbetet tek futbolli – në fushë, ku i takon – dhe tek ruajtja e një konkurence të besueshme për lojtarët dhe tifozët”, thuhet në reagim.

Ronaldo ka realizuar 17 gola dhe një asistim në 18 ndeshje të luajtura këtë edicion./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale