Prokurorët në Itali kanë vënë nën hetim një burrë 80-vjeçar, i dyshuar për përfshirje në të ashtuquajturin turizëm snajperësh gjatë rrethimit të Sarajevës në vitet 1992–1995.
Sipas burimeve, i dyshuari, një ish-shofer kamioni që jeton në veri të Italisë, përballet me disa akuza, përfshirë vrasje të paramenduara. Ende nuk është e qartë nëse ai dyshohet se ka kryer vetë vrasje apo ka ndihmuar në transport dhe logjistikë për persona të tjerë të përfshirë në skemë, raporton “Al Jazeera”
Hetimet italiane nisën pas pretendimeve se shtetas të huaj, përfshirë italianë, kishin paguar shuma të mëdha parash për të qëlluar civilë në Sarajevë gjatë luftës. Skema është quajtur “sniper safari”, në analogji me gjuetinë turistike.
Gjatë rrethimit të Sarajevës, rreth 11 mijë civilë u vranë nga granatimet dhe zjarri i snajperëve nga pozicionet e forcave serbe të Bosnjës. Hetimi ka ringjallur shpresat e të mbijetuarve se përgjegjësit për krimet do të përballen me drejtësinë.
Kurti s’deklarohet nëse do të ketë koalicion qeverisës
Edi Rama pritet në Pallatin Apostolik të Vatikanit
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë: Anëtarësimi i Kosovës në ...
Shitja e therja ilegale e kafshëve, AUV paralajmëron masa nd...
Kurti: Kosova është e hapur për investime serioze
SHBA-ja miraton fonde për shtetet baltike teksa Rusia teston...