Një person ka mbetur i plagosur si pasoj e të shtënave me armë zjarri në rrugën Gjilan–Kamenicë, pranë një pike karburanti.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe gjatë ekzaminimeve janë gjetur prova materiale që lidhen me rastin. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se në ngjarje kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje”, tha Hashani.
Personi i plagosur është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku po trajtohet nga autoritetet shëndetësore.
Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmerr veprimet hetimore dhe është në kërkim të personave të dyshuar lidhur me këtë incident.
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...