Në Pikëkalimin Kufitar Vermicë, gjatë kontrolleve të rregullta doganore, është ndaluar një automjet për kontroll të detajuar, ku është zbuluar mall i padeklaruar.
Sipas njoftimit, në automjet janë gjetur dhe sekuestruar katalizatorë të bluar me peshë totale prej 102.10 kg, me vlerë të përafërt rreth 8,000 euro, shkruan Arbresh.info.
Rasti është trajtuar si kundërvajtje doganore për mosdeklarim të mallit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Dogana e Kosovës vazhdon me përkushtim zbatimin e masave të kontrollit, me qëllim të parandalimit të veprimtarive të kundërligjshme në pikat kufitare./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...