Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Suanita, ka treguar për fejesën e saj, e cila ka zgjatur katër vjet dhe më pas ka përfunduar.
Për ish-të fejuarin, ajo tha se ka qenë personi i duhur, por sipas saj, në kohën e gabuar.
Suanita u shpreh se po të njiheshin në moshën që ajo është aktualisht, do të ishin bashkë gjithë jetën.
“Ka qenë personi i duhur, por koha ka qenë e gabuar. Nëse do ta kisha njohur në këtë moshë, gjithë jetën do të kishim qenë bashkë”, është shprehur ajo.
“Nuk është i martuar, as në lidhje. Ne kurrë kontaktet nuk i kemi humbur për shkak që edhe familjet tona janë miq shumë më herët se sa ne që jemi njohur”.
“Edhe ka vazhduar miqësia edhe babai im me vëllanë e personit në fjalë janë shokë shumë të mirë dhe kanë punuar bashkë”, shtoi mes tjerash.
Krahas Suanitës, edhe Aurora pati një rrëfim emocional brenda këtij formati. /Telegrafi/
Dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim Sërgjan Lazoviq për krime...
Rina Maloku rikthehet pas një kohe të gjatë në rrjete social...
Kosovë, Shqipëri, Kroaci – mbahet takimi trepalësh për forci...
Tatimi i dyfishtë eliminohet: Ambasada e Kosovës në Itali je...
Policia në veri gjen sërish armë, municion dhe mjete të tjer...
Në vitin 2025, Shqipëria priti 12.47 milionë vizitorë