Tentim-vrasja te “Kodra e Trimave”, një i mitur me lëndime të rënda

15:21 | 1 Shkurt 2026
E.G

Një nga tre të lënduarit nga tentim-vrasja e ndodhur dje në lagjen “Kodra e Trimave”, ka pësuar lëndime më të rënda trupore dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga mjeku kujdestar në Klinikën e Ortopedisë në QKUK, Sami Delijaj, i cili ka bërë të ditur se pacienti është i mitur, 16 vjeçar.

Sipas tij, i riu aktualisht është i hospitalizuar dhe nesër pritet të vendoset nëse është e nevojshme të operohet.

“Për momentin është i hospitalizuar në Klinikën e Ortopedisë, ka lëndime të rënda trupore dhe është në observim të mëtejmë klinik, kardiologjik dhe laboratorik. Parametrat për tani janë stabil. Nesër do të mblidhet konsiliumi dhe do të vendosim për trajtimin e tij kirurgjik”, ka deklaruar Delijaj.

Incidenti mes dy grupeve ndodhi dje, ku pas të shtënave me armë dhe më pas një goditjeje me veturë, mbetën të lënduar tre persona. Lidhur me rastin, një person është arrestuar. Një nga tre të lënduarit nga tentim-vrasja e ndodhur dje në lagjen “Kodra e Trimave”, ka pësuar lëndime më të rënda trupore dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.