Një i paraburgosur gjatë ditës së djeshme ka tentuar të ikte nga Pallati i Drejtësisë duke kërcyer nga kati i dytë.
Ai ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në QKUK, ku edhe po trajtohet aktualisht në klinikën e Ortopedisë.
Rastin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i policisë për kryeqytetin.
“Gjatë ditës së djeshme, një person i arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale Vjedhje e rëndë, ka tentuar të arratiset nga Pallati i Drejtësisë, por i njëjti është ndaluar. Gjatë tentimit për arratisje, i dyshuari ka pësuar lëndime trupore, për çka është dërguar për tretman mjekësor”, deklaroi Pllana.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...