Ekstradohet nga Italia për në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

08:58 | 29 Janar 2026
E.H

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ILECU, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 28.01.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar F. V., nga Italia për në Kosovë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane, pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprat penale ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘legalizim i përmbajtjes së rreme’ dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të R. Kosovës dhe atyre italiane.

“I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të Policisë, për procedurat tjera ligjore. Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale