“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq – nuk më duket fer që unë jetoj”, Elijona mes të qarash rrëfehet për ditëlindje në BBVK 4

23:51 | 28 Janar 2026
E.G

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj, ka bërë një rrëfim shumë prekës në dhomën e rrëfimit, duke prekur zemrat e publikut me historinë e saj personale.

Teksa po festonte ditëlindjen e saj të 19-të brenda shtëpisë më të madhe në vend, Elijona u shfaq e vetmuar dhe e emocionuar, duke shpërthyer në lot gjatë rrëfimit të saj.

“Zakonisht për çdo ditëlindje mërzitem, por kur mërzitem e kam të paktën babin ose familjen që ma heqin pak mërzinë. Tani jam krejt vet dhe mosha që do ta mbush po më mundon, sepse motra ime kur i ka pasur 19 vjet ka ndërruar jetë dhe tani unë arrita në moshën e saj. Nuk po më duket fer të jetoj në të… nuk e di”, u shpreh ajo mes lotësh.


Në vazhdim, Elijona shtoi se kjo ditëlindje shënon një tjetër moment të vështirë në jetën e saj pa njerëzit më të dashur.

“Janë bërë katër ditëlindje, tani po bëhet e pesta që e festoj pa nënën dhe motrën”, tha ajo duke qarë.

Historia e Elijona Binakajt konsiderohet si një nga më të dhimbshmet. Nëna dhe motra e saj kishin humbur jetën në një aksident tragjik me autobus në Kroaci, teksa po udhëtonin nga Gjermania drejt Kosovës për vizitë.

Rrëfimi i saj i sinqertë dhe i ndjerë ka ngjallur reagime të shumta nga publiku, i cili ka shprehur mbështetje dhe empati për Elijonën, duke e vlerësuar guximin e saj për të ndarë një histori kaq të dhimbshme në një moment kaq të ndjeshëm. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale