Në dhjetor të vitit 2024, policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informatë për “Vjedhje të rëndë” nga një qytetar me qëndrim të përkohshëm jashtë vendit, i cili kishte raportuar se persona të panjohur, me përdorimin e forcës, kishin depërtuar në shtëpinë e tij në fshatin Dubravë, duke vjedhur një televizor Samsung, në vlerë rreth 1800 euro.
Pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga Njësia e Hetimeve në Kaçanik, janë siguruar informacione se televizioni i vjedhur gjendej tek personi R.B., i cili gjatë intervistimit ka deklaruar se atë e kishte blerë nga personi B.B..
Sipas policisë, ndaj R.B. është iniciuar rast për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.
Më 28.01.2026, është arrestuar dhe intervistuar i dyshuari B.B., i cili ka pranuar kryerjen e vjedhjes dhe shitjen e televizorit dhe me vendim të prokurorit të rastit, është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Pas përfundimit të procedurave policore dhe verifikimit, ankuesi është njoftuar dhe ka pranuar pronën e tij në stacionin policor Kaçanik./Arbresh.info
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...