Përfaqësuesja e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, gjatë qëndrimit të saj sot në Gjakovë, në kuadër të mobilizimit për marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt, ka vizituar për respekt nënën Ferdonije Qerkezi, një nga figurat më emblematike të qëndresës dhe dhimbjes njerëzore në Kosovë.
Vizita u zhvillua në shtëpinë e Nënës Ferdonije, e cila sot është shndërruar në muze të durimit, kujtesës dhe pritjes.
Gjatë takimit, u theksua se figura e Nënës Ferdonije përfaqëson ndërgjegjen morale të shoqërisë kosovare dhe kujtesën e gjallë të krimeve të luftës, të cilat nuk guxojnë të harrohen dhe as të relativizohen.
“Vizita te Nëna Ferdonije nuk është vetëm akt nderimi, por edhe përgjegjësi. Ajo na kujton çdo ditë se drejtësia nuk është koncept abstrakt, por borxh njerëzor ndaj viktimave dhe familjeve që jetojnë ende me dhimbjen e luftës”, ka thënë Hoxha.
Platforma Liria ka Emër vlerëson lart forcën, dinjitetin dhe qëndresën e Nënës Ferdonije Qerkezi, duke ritheksuar angazhimin e saj për ruajtjen e kujtesës kolektive dhe për kërkimin e drejtësisë së vërtetë./Arbresh.info
Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Kaçanik
Rexhepi kërkon qasje të përbashkët Shqipëri–Kosovë për shqip...
Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pa...
Vetura godet fëmijën në Zhabar të Mitrovicës
Rezerva Federale e SHBA-së mban normat e interesit pavarësis...
Kos: Kufizimi i pavarësisë së gjyqësorit, hap prapa për Serb...