Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se ka anuluar vendimin për zgjedhjen e drejtorit të Institutit Albanologjik të Kosovës.
Sipas njoftimit, vendimi i anulimit ka ardhur si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore gjatë procesit të zgjedhjes, shkruan Arbresh.info.
“Si Ministri e Arsimit, mbesim të përkushtuar ndaj respektimit të legjislacionit dhe parimit të meritokracisë. Të gjitha shkeljet e adresuara në këtë vendim janë serioze dhe, për këtë arsye, do të procedohen më tej në organet kompetente”, thuhet në njoftim.
MASHT vazhdon se Këshilli Drejtues obligohet që, pa vonesë, të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për caktimin e ushtruesit të detyrës dhe shpalljen e konkursit.
Drejtor i Institutit Albanologjik të Kosovës ishte zgjedhur Naim Berisha./Arbresh.info
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...