Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së vitit të ri gjyqësore.
Presidenti Begaj tha se kjo shënon edhe hapjen e një kapitulli të ri, përgjegjësie të përbashkët, duke shtuar se drejtësia është garancia që i jep kuptim shtetit.
“Drejtësia është garancia që i jep kuptim shtetit. Ky vit gjyqësor përkon me 10 vjetorin e Reformës në drejtësi e ndërtuar me mbështetjen e partnerëve. Reforma ishte përgjigje e domosdoshme ndaj një krize të thellë besimi dhe krijoi pritshmëri për drejtësi të larta. 10 vite më pas rezultatet janë të dukshme. Çdo ditë duhet të flasim për drejtësinë dhe cilësinë e saj, për vënien e sistemit në efiçencë, për forcimin e standarteve, kështu merr kuptim pavarësia dhe fitohet besimi publik. Disa i ka në dorë qeveria, disa parlamenti. Kërkohet përgjegjësi institucionale ku vendimmarrja të jetë ushtrimi i funksionit kushtetues që garanton siguri kiridike, parashikueshmëri dhe barazi para ligjit”, tha Begaj./euronews.al
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...