Dy persona janë arrestuar në aksionin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) në ndërmarrjen “Ekoregjioni” në Prizren, mëngjesin e së hënës.
Prokurori i rastit, Halim Borovci konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se të arrestuar në këtë aksion janë Arbër Gashi- shef i njëjsisë së ekoregjionit në Prizren dhe R.Z.- nga kompania “Dielli” që ka shitur kamionat.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të hënën në mëngjes janë arrestuar A.G dhe R.Z. A.G dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, ndërsa R.Z për “Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në prokurimin publik nga neni 415 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.
LEXO EDHE:
PSRK me aksion në ndërmarrjen ‘Ekoregjioni’, bastiset shtëpia e kryeshefit Shala
BE shpreh keqardhje që Serbia s’ka marra hapa ndaj përgjegjë...
Haxhiu për Rexhep Qosjen: Kontribuoi në mbrojtjen e identite...
Afati kushtetues po afron, Albin Kurti pa përgjigje për Osma...
I dyshuari që gjuajti në darkën e Trump del para gjykatës, ‘...
Kuvendi mban një minutë heshtje për akademikun Rexhep Qosja
Konfirmohet vizita: Trump premton se Mbreti do të jetë “shum...