Samiti i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili mbledh krerët e shteteve dhe qeverive të të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe zyrtarët më të lartë të institucioneve të BE-së dhe udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, do të mbahet më 5 qershor në Tivat, njoftoi kabineti i Presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq.
Mikpritës i samitit është Millatoviq, ndërsa përgatitjet dhe koordinimi institucional për këtë ngjarje historike, siç thekson kabineti i Millatoviqit, filloi me seancën e parë të Komitetit Organizativ për përgatitjen dhe zbatimin e samitit, i cili u formua nga Presidenti i Malit të Zi.
“Në seancë u diskutua rrjedha aktuale e aktiviteteve të ndërmarra nga Kabineti i Presidentit të Malit të Zi, u përcaktuan detyrat dhe afatet kryesore të të gjitha institucioneve përkatëse që do të përfshihen në organizimin e Samitit, në mënyrë që Mali i Zi të jetë plotësisht i përgatitur për të pritur këtë takim të rëndësishëm ndërkombëtar më 5 qershor 2026, i cili është rezultat i një marrëveshjeje të drejtpërdrejtë midis Presidentit Millatoviq dhe Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Koshta. Kjo marrëveshje u konfirmua edhe me vendimin e Këshillit Evropian, i cili forcon më tej besimin e Bashkimit Evropian në kapacitetet institucionale të Malit të Zi dhe rolin e presidentit të shtetit si një partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm në proceset evropiane”, thuhet në njoftim./rtcg
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...