Bora siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, eliminon Rahovecin 029

21:18 | 21 Janar 2026
D.H

Bora ka shënuar fitore me rezultat 71-62 në ndeshjen e dytë të çerekfinales ndaj Rahovecit 029, duke siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.

Edhe në ndeshjen e parë Bora fitoi 79-70, kështu ata siguruan për herë të parë në histori të klubit gjysmëfinalen e Kupës, shkruan Arbresh.info.

Në takimin e sotëm Bora dominoi nga fillimi deri në fund.

Jules ishte fantastik ku realizoi 22 pikë e shtatë kërcime, teksa lojë të mirë bën edhe Cheese me 14 sosh dhe Hunter me 13.

Kurse tek Rahoveci 029 më i miri ishte Pullian me 22 pikë.

Në gjysmëfinale të Kupës, Bora do të takohet me Trepçën./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale