Ministria për Punë të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se një shtetas i Kosovës ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në magjistralen Deve Bair – Kriva Pallankë.
Sipas autoriteteve maqedonase, viktima ishte shofer kamioni, i cili doli nga rruga dhe ra në greminë.
“Më 21.01.2026, në orën 04:50, në NJPB Kriva Pallankë është denoncuar se në rrugën magjistrale Vendkalimi Kufitar Deve Bair – Kriva Pallankë, në zonën e f. Uzem, rrethina e Kriva Pallankës, një mjet transportues ‘Skania’ me targa të Kosovës, i drejtuar nga N.H. (56) nga Kosova, doli nga rruga dhe ra në greminë. Nga lëndimet e pësuara në vendin e fatkeqësisë ndërroi jetë shoferi N.H., ndërsa mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore konstatoi vdekjen”, thuhet në raport policor, raportoi “Alsat-M”.
Tutje thuhet se është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...
Merz: Serbia duhet të zgjedhë midis Evropës, Rusisë dhe Kinë...
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...