Policia e Kosovës është aktivizuar pasi ditën e djeshme u raportua se një person po shet ilaçe në vlerë mijëra euro fëmijëve, duke i paraqitur ato si trajtim për autizëm. Arianit Sllamniku ka publikuar edhe në rrjetin e tij social Facebook postime të kinse trajtimit të këtyre rasteve.
Rasti po trajtohet nga ana e policisë.
Kështu bëri të ditur, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Mund të ju konfirmojmë se në lidhje me rastin për të cilën keni pyet, ky rast është duke u trajtuar nga ana e policisë së Kosovës në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit dhe institucionet e tjera përkatëse. Për vazhimin e hetimeve lidhur me këtë rast do të ju njoftojmë me kohë”, deklaroi Hashani.
Për rastin reagoi dje edhe Ministria e Shëndetësisë. Ministria iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’iu besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht dhe të mos bien pre e mashtrimeve.
“Ministria e Shëndetësisë ka ndjekur me shqetësim raportimet në media dhe rrjete sociale lidhur me pretendimet se një individ dyshohet se ka ofruar ilaçe, duke i paraqitur ato si trajtim për autizëm. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që t’u besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht, të cilat ofrohen nga institucione dhe profesionistë të licencuar shëndetësorë”, thuhet në reagim./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Ministria e Shëndetësisë reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër