Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot kanë realizuar ekstradimin e një shtetasi të Maqedonisë së Veriut nga Republika e Kosovës drejt Maqedonisë së Veriut.
Personi i ekstraduar ishte arrestuar më herët nga njësitet e Policisë së Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Maqedonisë së Veriut.
I dyshuari ishte i arratisur nga burgu, ku ishte duke vuajtur dënimin për veprën penale “Grabitje”.
“Procesi i ekstradimit është realizuar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional ndërmjet autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut. Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve dhe koordinimin me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale, si dhe në funksion të gjurmimit, kapjes dhe arrestimit të personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...