Ish-ambasador i Serbisë në Bjellorusi, Sreçko Gjukiq ka vlerësuar se deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, mund ta përfshijnë Serbinë në konflikte globale. Kjo, sipas tij, lidhet me pohimin e Vuçiqit se në Iran po veprojnë agjencitë inteligjente CIA dhe Mosad.
“Deklaratat e tilla mund t’i shkaktojnë dëm politikës së jashtme të Serbisë. Ajo nuk është aktor në konfliktet e Lindjes së Mesme dhe nuk ka interes të përfshihet në akuza ndaj dy shërbimeve më të fuqishme inteligjente perëndimore“, ka thënë Gjukiq në një intervistë për gazetën “Nova”.
Siç shtoi ai, “pretendime të tilla publike mund të kuptohen objektivisht si një narrativë armiqësore ndaj SHBA-së dhe Izraelit, duke e tërhequr kështu Serbinë në konflikte globale dhe luftëra inteligjence që e tejkalojnë atë në shumë mënyra”.
“Krahasimi me vitin 1953 dhe rrëzimin e (kryeministrit Muhamed) Mossadegh në Iran është një kornizë klasike propagande për diskursin antiamerikan dhe antiperëndimor, i cili mund të perceptohet si një mesazh politik në Uashington dhe Tel Aviv”, theksoi Gjukiq.
Ai paralajmëroi se “deklarata të tilla e ndërlikojnë më tej pozicionin e Serbisë dhe sjellin konfuzion në politikën e jashtme”./rtk
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...