Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aksidentit tragjik hekurudhor në Spanjë, i cili ka shkaktuar humbjen e shumë jetëve njerëzore.
Në një postim në “X”, Kurti ka shprehur pikëllimin e thellë për këtë ngjarje tragjike, duke theksuar se mendimet e tij janë me viktimat dhe familjet e tyre në këto momente të vështira.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga lajmet që vijnë nga Spanja për aksidentin tragjik të trenit që mori shumë jetë. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre, ndërsa ekipeve të shpëtimit u urojmë forcë në përpjekjet e tyre,” ka deklaruar Kurti./Arbresh.info
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona