Jose Mourinho ka reaguar me ironi ndaj spekulimeve që e lidhin me një rikthim të mundshëm te Real Madridi.
Në një deklaratë për Sport TV, trajneri portugez theksoi se nuk u kushton rëndësi zërave dhe thashethemeve që qarkullojnë vazhdimisht në media, duke nënvizuar se ato janë pjesë e “telenovelave” të futbollit modern.
“Mos ma përmendni emrin për telenovela. Ka telenovela të mira, por janë shumë të gjata; nëse humb një ose dy episode, humbet fillin. Mos më bëni mua, sepse unë nuk i shikoj telenovelat”, u shpreh Mourinho, duke lënë të kuptohet se fokusi i tij mbetet larg spekulimeve dhe më pranë punës konkrete.
Me këtë reagim, “Special One” bëri të qartë se nuk ndikohet nga zërat për një rikthim të mundshëm në stolin e “Los Blancos”, duke preferuar të qëndrojë i përqendruar te angazhimet e tij aktuale.
Real Madridi është në krizë, pavarësisht fitores së djeshme ndaj Levantes 2-0. Ata u eliminuan nga Albacate të mërkurën në Copa del Rey.
Si dhe të dielën e kaluar, u mposhtën në Superkupën e Spanjës, kjo humbje i kushtoi me largim trajnerit Xabi Alonso, derisa timonin e Real Madridit e ka marrë Alvaro Arbeloa./Arbresh.info
45 minuta të zjarrtë në “Etihad”, Donnarumma “fytyrë tragjik...
Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...
Rexhepi: Është e domosdoshme të kemi konsullatë të Shqipëris...
Kristjan Asllani realizon golin e parë me Besiktasin, por sk...
Dinamo merr kryesimin, ngec Vushtrria, afrohet Liria – ashpë...
Kosova kryeson Ballkanin për rritjen e investimeve të huaja ...