Konjufca: Ky është vetëm objekti, drejtësia nuk po shihet askund

12:19 | 8 Shkurt 2016
M. A.

Aktivistë dhe deputetë të Lëvizjes vetëvendosje janë mbledhur sot para Pallatit të Dreqësisë për të realizuar një aksion simbolik lidhur me padrejtësitë e sistemit përballë aktivistëve opozitarë.

Glauk Konjufca ka thënë se ky është vetëm objekti por që drejtësia nuk po shihet askund.

Aktivistët e Vetëvendosjes së bashku me një grup deputetësh janë mbledhur këtu me moton që ky është vetëm pallati por drejtësia nuk po shihet askund. Në këtë institucion kanë kaluar shumë deputetë dhe janë persekutuar sidomos ata që kanë kundërshtuar dy marrëveshjet.

Konjufca ka përmendur aktivistin Trim Gashi duke thënë se ai është arrestuar nga policia pa asnjë paralajmërim dhe qe sipas tij kjo ndodh vetëm në Kosovë.

Aktivisti i VV Shkodran Hoti tha se pushteti nuk po i do të drejtit. “Kjo padrejtësi po vuloset nga gjyqësia. Ky mund të jetë pallat por jo i drejtësisë. Nga këtu kërkojmë liri të Trimit dhe të Besnikut dhe arrestim të kriminelëve që sorollatën.

/Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale