Policia e Kosovës ka njoftuar se dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht nga një person.
Sipas njoftimit të Policisë, njëri prej policëve është dërguar në emergjencën e Ferizajt për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur dje, më 16.01.2026, në stacionin policor në Kaçanik.
“Është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në vendin e punës. Pas tretmanit mjekësor në QKMF, njëri nga zyrtarët është dërguar në emergjencën e Ferizajt për tretman të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...
Deputetët e Melonit në kampin e Gjadrit: Modeli funksionon, ...
“Izraeli nuk më bindi të hyja në luftë”/ Trump: 7 tetori më ...