Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka vizituar në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, të cilët po mbahen në paraburgim për mbi pesë vjet.
Duke folur në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, Haradinaj tha se i kishte gjetur ata në gjendje të mirë shpirtërore dhe mendore, pavarësisht kohës së gjatë pa u takuar.
Ai shtoi se Thaçi dhe Veseli janë optimistë se në fund do të ketë drejtësi dhe një aktgjykim lirues.
“Edhe pse ishte një kohë e gjatë që nuk i kisha parë, i pashë shumë të motivuar, shumë të relaksuar, me pikëpamje mendore shëndetësore. Ata e kanë marrë me qetësi çështjen dhe e kuptojnë se duhet t’i përgjigjen të ashtuquajturës drejtësi, por janë optimistë se në fund do të ketë drejtësi dhe një aktgjykim lirues”, u shpreh Haradinaj.
Ai shtoi se gjatë vizitës kishte bërë edhe një gjest simbolik, duke theksuar se ishte diçka “që ata të burgut të mos ta harrojnë”.
Megjithatë, Haradinaj theksoi se vizita në paraburgimin e Hagës ishte e mbikëqyrur rreptësisht, duke e cilësuar atë si shumë “kontrolluese”.
Abdixhiku: S’ka propozime, por nuk kemi qëndrime refuzuese –...
Pas takimit me Kurtin, Abdixhiku: Nuk kemi emër për kandidat...
1 milion euro tentohen të futen në Kosovë, gjykata liron 3 p...
Aktakuzë ndaj të riut për tentim vrasjen në Pejë
Mbeti e plagosur rëndë nga sulmet izraelito-amerikane, ndërr...
Kryeministri Kurti uron Donjeta Sadikun për triumfin në ‘Str...