Deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Bajrami ka thënë se presidentja Vjosa Osmani është kandidatja më e preferuar me qenë presidente edhe për një mandat.
Ai ka thënë se si parti në qeverisje kanë pas raporte të mira me Osmanin.
Por, Bajrami ka thënë se propozimi i tyre do të vije pas diskutimit të brendshëm.
“Pa dyshim që është ndoshta kandidati më i përfolur dhe më i preferuar me qenë në një pozitë të tillë. Por rëndësia nuk bie të emri, por të qasja. Qasja jonë është që propozimi vije pas diskutimit të brendshëm”, ka thënë Bajrami në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
Por, ai ka thënë se për zgjedhjen e presidentit duhet edhe votat e partive opozitare, pasi siç ka thënë ai nuk i kanë votat të vetëm.
Por, Bajrami ka thënë se nuk e garanton opozitën që nuk i marrin herën tjetër nëse vendin e qojnë në zgjedhje për shkak të presidentit.
“Ka nevojë edhe për qëndrimet e partive opozitare që të shohim nëse është e mundur zgjedhja e një kandidateje sikur znj.Osmani të rizgjedhjet për mandatin e dytë. Ne në këto zgjedhje nuk kemi arritur më i marrë 80 vota sa duhen për zgjedhjen e presidentit, ama nuk ju garantoj opozitës që nuk i marrim herën tjetër në qoftë se na qojnë në zgjedhje duke refuzuar me votu presidenten ose presidentin. Unë besoj që do ta votojnë”, ka thënë ai.
Sa i përket formimit të Qeverisë ai ka thënë se kjo do të bëhet pas certifikimit të rezultateve , duke thënë se shpreson që opozita ta kuptoj mesazhin e marrë në zgjedhje dhe t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.
“Shumë shpresoj se pas këtij mesazhi të marrë nga qytetarët, partitë opozitare kanë me u sjellë konform përqindjes që e kanë marrë. Janë marrëveshjet ndërkombëtare që janë të rendwsishme dhe duhet më lënë inatin ndaj Albin Kurtit”, ka thënë ai.
Sa i përket emrit për Kryetar të Kuvendit dhe nëse do të jetë Albulena Haxhiu, ai ka thënë se kjo do të vendoset pas diskutimeve në grupin parlamentar.
“Është e drejtë e jona kushtetuese propozimi i kryekuvendarit. Do ta bëjmë po sa të mbahet seanca. Nuk është e nevojshme të diskutohet për emra. Po sa të certifikohen rezultatet do të diskutohet në Grupin Parlamentar”, ka thënë Bajrami.
Vendimi për ligjin ushtarak, ish-presidenti i Koresë së Jugu...
Sot ditëlindja e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qem...
Policia e Kosovës me aksion, identifikon mbi 300 automjete t...
Katër të arrestuar në Malishevë pas sulmit ndaj policëve
Kërkohet identifikimi i personave që u prezantuan rrejshëm s...
Ky është i moshuari që humbi jetën nga aksidenti i sotëm në ...