Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 45 civilët shqiptarë të vrarë në Masakrën e Reçakut, në 27-vjetorin e kësaj ngjarjeje, duke e cilësuar atë si një pikë kthese historike për Kosovën.
Në një postim në Facebook, Haxhiu theksoi se Masakra e Reçakut tronditi opinionin ndërkombëtar dhe ndikoi drejtpërdrejt në ndërhyrjen ndërkombëtare në Kosovë, shkruan Arbresh.info
Ajo vlerësoi Reçakun si dëshmi të vuajtjes dhe sakrificës së popullit shqiptar, duke nënvizuar se e vërteta historike për këtë krim nuk duhet harruar kurrë.
“Me dhimbje dhe respekt kujtojmë 45 civilët shqiptarë të vrarë mizorisht në Reçak më 15 janar 1999. Masakra e Reçakut tronditi botën dhe u bë një pikë kthese për ndërhyrjen ndërkombëtare në Kosovë. Reçaku është dëshmi e vuajtjes, sakrificës dhe së vërtetës historike që nuk duhet harruar kurrë.
Lavdi martirëve të Reçakut. Kujtimi për ta qoftë i përjetshëm!”, ka shkruar Haxhiu./Arbresh.info
E papritur, puthjen mes këtyrë dy banorëve nuk e keni pritur...
Aksident me fatalitet, lëndohen edhe katër persona
Juventusi synon të përfitojë edhe 20 milionë euro nga dy bra...
Përshkallëzimi i protestave në Iran, një shtetas kanadez i v...
Krerët e shtetit bashkë me William Walker vizitojnë Hazbi Ka...
Vjedhen laptop, Ipad e mjete pune në institucione arsimore –...