Aksioni i Policisë në Zubin Potok, Elshani jep detaje

17:40 | 15 Janar 2026
E.G

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion policor në Zubin Potok ku janë bastisur tri lokale nën dyshimin se aty po zhvillohen lojëra të fatit.

Si pasojë e këtij aksioni janë duke u intervistuar 5 dëshmitarë.

Kështu tha për Arbresh.info zëdhënësi i Policisë, Veton Elshani.

“Me daten 15.01.2026 njesia e hetimeve te stacionit policore ZUBIN Potok ne DRP Mitrovice Veri nga rruget operative ka pranuar nje informat se ne tri lokale ne qytetin e Zubin Potokut jan duke u zhvilluar veprimtari te kunderligjeshme konkretisht organizimi i skenave piramidale dhe bixhozit te paligjeshem.
Njesia e hetimeve e stacionit policore Zubin Potok, me asistimin e njesive relevante te DRP Mitrovice Veri kemi bere bastisjen ne te tri lokalet.”, tha ai.

“Ne te tri lokacionet jane hasur paisje teknologjike te cilat mundesojm zhvillimin e lojrave te fatit si dhe jane te dyshuar 5 (pesë) persona ku 3 (tre) prej tyre jane duke u intervistuar kurse 2 (dy) të tjerë nuk jane hasur aty por jane te njohur për policin, ndërsa jane intervistuar edhe 5 deshmitar.”, njofton Elshani.

“Eshte njoftuar prokurori kujdestar i cili ka udhezuar qe te inicoj tri raste “Organizimi i skenave piramidale dhe bixhozit te paligjeshem” e sanksionuar me nenin 294 te KPRK-s.”, shtoi tutje ai./Arbresh.info

Pamje nga aksioni: