Në kuadër të vizitës zyrtare në shtetin e Ajovës, Bashkim Jashari, komandanti i FSK-së, vizitoi bazën e aviacionit të Gardës Kombëtare të Ajovës, e cila vlerësohet si një nga njësitë kyçe të saj.
Sipas njoftimit të FSK-së, me këtë rast, gjeneral Jashari pati mundësi të shoh nga afër aftësitë dhe kapacitetet e kësaj baze, duke përfshirë helikopterët e modelit Black Hawk, të cilët i ka në dispozicion GKA. Gjithashtu, stafi i kësaj njësie e njoftoi komandantin e FSK-së dhe delegacionin e tij, në lidhje me procedurat e trajnimit të personelit të aviacionit, mirëmbajtjen e helikopterëve, infrastrukturën përcjellëse dhe inspektimet e nevojshme për helikopterët në fjalë.
“Gjatë vizitës, gjeneral Jashari dhe gjeneral Osborn u pajtuan për krijimin e grupeve punuese të përbashkëta për planifikimin e ngritjes së këtij kapaciteti në kuadër të FSK-së, duke përfshirë trajnimin, operimin, mirëmbajtjen dhe infrastrukturën adekuate”, thuhet në njoftim.
Në përfundim, Jashari e vlerësoi lart profesionalizmin e kësaj njësie, si dhe e falenderoi stafin e bazës së Aviacionit për gatishmërinë e tyre që të ofrojë mbështetjen e nevojshme për FSK-në në lidhje me helikopterët Black Hawk, si kapacitet shumë i nevojshëm për FSK në të ardhmen.
Rama: Fundjava do ta gjejë Velipojën gati për të pritur vizi...
Ministri i Jashtëm: Turqia kundërshton “çdo ndërhyrje ushtar...
Haxhiu: Masakra e Reçakut, dëshmi e vuajtjes, sakrificës dhe...
E mposhti në Superkupë, Barcelona synon ta fitojë garën me R...
Falsifikoi dokumente për regjistrim të veturës, arrestohet i...
Alarm i kuq, stuhia “Goretti” i afrohet Britanisë së Madhe