Hansi Flick ka grumbulluar këtë të enjte të gjithë yjet e Barcelonës për ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës së Mbretit, që Barça e luan sonte nga ora 21:00 ndaj Racingut në “El Sardinero”.
E vetmja mungesë e rëndësishme është Frenkie de Jong, i cili është i pezulluar pas kartonit të kuq të marrë të dielën e kaluar në finalen e Superkupës në Xhedah.
Të gjithë emrat e tjerë kryesorë janë në dispozicion, përfshirë Pedrin, Lamine Yamal, Raphinhan dhe Robert Lewandowskin. Në listë është edhe João Cancelo, i cili mund të bëjë “ridedebutimin” me fanellën blaugrana, varësisht nga rrjedha e ndeshjes.
Dilema për formacionin
Ka ende paqartësi sa i përket njëmbëdhjetëshes fillestare. Joan García pritet të startojë në portë, përpara Ter Stegen dhe Szczesny. Në mbrojtje, opsionet janë Koundé, Cubarsí, Gerard Martín dhe Balde, ndërsa Araújo nuk është ende gati për të luajtur 90 minuta dhe do të aktivizohet gradualisht.
Në mesfushë, Casadó, me pak minuta këtë sezon, mund të jetë titullar. Bernal gjithashtu pritet të marrë shansin e tij, edhe pse Pedri ka gjasa ta ruajë vendin në formacion. Interesim të veçantë ka edhe për Tommy Marqués, për të cilin ka shumë vlerësime pozitive dhe që mund të debutojë më në fund me ekipin e parë.
Ndryshime edhe në sulm
Në repartin ofensiv priten rotacione. Raphinha dhe Lamine Yamal mund të pushojnë dhe të futen në lojë vetëm nëse ndeshja komplikon. Dani Olmo pritet të jetë titullar në vend të Fermín, ndërsa Ferran Torres mund të startojë në vend të Lewandowskit.
Barcelona kërkon kualifikimin në çerekfinale, por Flick duket se do të menaxhojë minutat e lojtarëve kyç, duke pasur parasysh ngarkesën e madhe të kalendarit.
Bastisje në tri lokacione të lojërave të fatit në Zubin Poto...
IKSHPK: Monitorimi vazhdon, probleme me ujin në disa zona në...
Bislimi: Nga nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt dhe aut...
“Ja ha zemrën”, thotë Elijona për Klodin
Arrestohet personi që shtyeu djegien e Gate Club
Rinumërohen 159 nga 914 vendvotime