Policia e rajonit të Prishtinës ka realizuar sot një operacion policor në Podujevë.
Gjatë këtij aksioni ka kapur dy persona të kërkuar me urdhëresë të gjykatës për veprën penale “Lëndim trupor”.
Të arrestuarit janë: A. A., 25 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës dhe A. Z., 21 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.
“Pas arrestimit, të dy personat janë dërguar për vuajtje të dënimit, sipas vendimit gjyqësor. Policia bën me dije se gjatë vitit 2025 zyrtarët e Stacionit Policor të Podujevës kanë realizuar gjithsej 745 urdhëresa gjyqësore, prej të cilave 251 kanë qenë për vepra penale”, njofton Policia.
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman