Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me situatën e rënduar të furnizimit me energji elektrike, e cila po shkakton humbje serioze për qindra biznese në vend.
Sipas DHTIK-së, pavarësisht rritjes së çmimit të energjisë elektrike për 16.1 për qind dhe daljes së detyruar në tregun e hapur të energjisë të rreth 1,300 bizneseve, gjendja e furnizimit është përkeqësuar ndjeshëm. Bizneset po përballen me kosto shumëfish më të larta për energji elektrike, ndërkohë që furnizimi mbetet i pasigurt dhe i paqëndrueshëm.
Dhoma thekson se ndërprerjet e shpeshta dhe të paplanifikuara të energjisë kanë sjellë pasoja të rënda, duke pamundësuar funksionimin normal të bizneseve, rritur kostot e prodhimit, shkaktuar humbje të orëve të punës si dhe dëme në pajisjet teknologjike dhe linjat e prodhimit.
“Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të DHTIK-së, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret nga institucionet përgjegjëse për të përmirësuar sigurinë e furnizimit me energji për bizneset. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë u bën thirrje urgjente të gjithë akterëve të sektorit energjetik që të ndërmarrin masa emergjente për të garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe të pandërprerë me energji elektrike për bizneset, si dhe të fillojnë procedurat për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga ndërprerjet. Po ashtu, DHTIK kërkon nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës që të veprojnë pa vonesë për të dalë nga kjo situatë, e cila rrezikon seriozisht stabilitetin ekonomik dhe konkurrueshmërinë e bizneseve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare
27 vjet nga beteja e Zhegocit
Aksident në dalje të Prizrenit, cisterna e naftës del nga rr...
Guterres: Ka shanse të mëdha që të rifillojnë bisedimet SHBA...
Rubio: Bisedimet Izrael-Liban, një mundësi historike
Çështja e presidentit, Joseph: Kurti të tregojë përgjegjësi ...