Ura në segmentin e rrugës Drenas-Shtrubullovë-Krajkovë është mbyllur përkohësisht për shkak të dëmtimit nga vërshimet e fundit.
Komuna e Drenasit përmes një njoftimi ka thënë se po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për sanimin e dëmeve.
“Si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e fundit, ura që ndodhet në rrugën Drenas–Shtrubullovë–Krajkovë, më saktësisht në afërsi të varrezave të Drenasit, ka pësuar dëmtime serioze dhe paraqet rrezik për qarkullim. Për arsye sigurie, qarkullimi mbi urë ndalohet përkohësisht deri në një njoftim të radhës”, thuhet në njoftim.
Njësitet e Policisë dhe të Zjarrfikësve janë të pranishme në vendin e ngjarjes dhe janë duke monitoruar situatën, njoftoi tutje Komuna.
Man United vazhdon formën e jashtëzakonshme – fiton ndaj Cry...
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj bazave amerikane dhe civ...
Dronët iranianë godasin bazën detare në Abu Dabi
Ambasada amerikane paralajmëron për rrezik në Irak
Arsenal – Chelsea, publikohen formacionet zyrtare
Tre ushtarë amerikanë të vrarë në operacionin në Iran