Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar rinumërimi i fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për vendvotimet për të cilat KQZ-ja mori vendim në mbledhjen e sotme.
Në mbledhjen e sotme u mor vendim që të ninumërohen fletëvotimet 100% në 10 komunat ndërsa në 28 komuna të tjera do të rinumërohen 10% e vendvotimeve.
“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar rinumërimi i fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërim. Sipas vendimit të KQZ-së, do të rinumërohen 914 vendvotime nga gjithsej 2,557, ku është zhvilluar procesi i rregullt i votimit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Në 10 komuna do të rinumërohen 100% e vendvotimeve”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...