Tottenham Hotspur ka arritur marrëveshje me Atlético Madridin për transferimin e mesfushorit anglez Conor Gallagher, në një operacion që pritet të mbyllet për 40 milionë euro.
Fillimisht, Atlético kishte rënë dakord verbalisht me Aston Villan për një shumë prej 30 milionë eurosh plus bonuse, por preferenca e vetë lojtarit ka qenë vendimtare. Gallagher ka zgjedhur Tottenhamin, duke bërë që Aston Villa të tërhiqet nga gara për firmën e tij, shkruan Arbresh.info.
Klubi londinez ka hyrë fuqishëm në negociata dhe ka pranuar të paguajë 10 milionë euro më shumë se oferta e Villës, duke bindur drejtuesit e Atléticos për të mbyllur marrëveshjen.
Palët kanë arritur dakordësinë bazë dhe tashmë priten vetëm hapat formalë për finalizimin e transferimit.
Lëvizja e Tottenhamit lidhet drejtpërdrejt me situatën në mesfushë, pasi Rodrigo Bentancur pritet të mungojë për disa muaj, duke e bërë Gallagher një përforcim kyç për pjesën e mbetur të sezonit.
Mesfushori anglez vlerësohet për intensitetin, energjinë dhe aftësinë për të mbuluar disa role në qendër të fushës, cilësi që e bëjnë atë një element të rëndësishëm në projektin e ri të Spurs.
Kjo nuk është aventura e tij e parë në Premier League, pasi më parë ka luajtur edhe tek Chelsea, Crystal Palace, WBA, e Swansea./Arbresh.info
BE-ja nis parafinancim 61.8 milionë euro për Kosovën në kuad...
Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Kampionatit Evrop...
Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë – i s...
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...