Kuvendi i Shqipërisë do të çelë zyrtarisht dyert për sesionin e ri parlamentar ditën e hënë, më 19 janar 2026.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka firmosur sot urdhrat përkatës për organizimin e punës, duke përcaktuar kalendarin e javëve të para, i cili nis me procedurat standard, por pasohet menjëherë nga zhvillime politike dhe ligjore.
Dita e parë e punës, 19 janari, sipas njoftimit për shtyp, do të jetë intensive në Kryesinë e Kuvendit.
Ora 11:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Qëllimi është miratimi i programit dhe kalendarit të punimeve, si dhe përcaktimi i datave për kontrollin parlamentar.
Ora 17:00 do të zhvillohet Seanca e parë Plenare. Kjo seancë shënon hapjen e Sesionit II të Legjislaturës së XI-të. Rendi i ditës do të jetë kryesisht procedural, me miratimin e procesverbaleve dhe njoftimet e rastit.
Një pikë në Urdhërin e zbardhur sot lidhet me një kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Me Urdhrin nr. 3, është thirrur mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin më datë 28 janar, ora 12:00.
Objekti i kësaj mbledhjeje është shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së një zyrtari të lartë (deputet/ministër/zëvendëskryeministër).
Çështjet administrative
Një ditë pas nisjes së sesionit, më 20 janar (ora 11:00), do të mblidhet Byroja e Kuvendit. Në fokus do të jenë ankesat e deputetëve, ndryshimet në strukturën e administratës së Kuvendit, hapja e vendeve të lira të punës dhe detajimi i buxhetit të institucionit për vitin 2026.
/rtsh.al/
Humbi kontrollin e makinës dhe përplaset me katër automjete ...
Limi ia thotë troç Albës: Unë nuk erdha këtu për ty
Keqpërdorimi i ‘rezervave shtetërore’, Hajdari, Lipovica, Ga...
PSG eliminohet nga Kupa e Francës, pëson humbje shokuese nga...
7 arsye pse dhembin kockat e fytyrës: Shkaku shpesh nuk ësht...
Pastrimi i veturës nga akulli: Gabime dhe veprime që mund t’...