Lim Hoti u jep sinjale banorëve se ka vdekur Shpat Kasapi, por nuk e kuptojnë

17:24 | 12 Janar 2026
E.G

Lim Hoti është banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 4, që u fut në këtë format të premten.

Ai derisa po qëndronte në lavanderi u tregoi banorëve se ka humbur një mik të mirë.

Dhe fjala është për këngëtarin Shpat Kasapi, ndonëse nuk ia përmendi emrin.

“E kam humbur një shok edhe ai është, ju krejt e njihni. Por s’po ua them dot. Nuk e them dot. Ishte shoku im i ngushtë”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Zoti i merr të mirët. Nuk mund të flas më shumë. Të gjithë e njihni”.

Banorët tentuan të merrnin më shumë informacione, por që Limit nuk iu lejohet.

Më pas gjatë kësaj bisede atij iu tërhoq vërejtja nga Vëllai i Madh pasi nuk ka të drejtë të flas. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale