Në shumicën e komunave të Kosovës, uji i pijshëm është brenda standardeve të lejuara për konsum, ndërkohë që në disa zona të caktuara është evidentuar turbullirë e rritur, duke bërë që uji të mos rekomandohet për pije. Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në përditësimin e fundit mbi gjendjen e ujit të pijshëm në nivel vendi pas monitorimeve të kryera në rajone të ndryshme.
“Rajoni i Prishtinës: Në fabrikat për trajtimin e ujit në Shkabaj, Badoc dhe Batllavë, cilësia e ujit të pijshëm është brenda standardeve të lejuara. Në Drenas/Bivolak, fabrika aktualisht punon me kapacitet të zvogëluar, megjithatë cilësia e ujit mbetet brenda standardeve të lejuara për konsum.
Në Lipjan dhe Kuzmin, cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara. Në Vragoli dhe Miradi e Poshtme, uji nuk rekomandohet për pije”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Në rajonin e Mitrovicës, në qytetet komunat Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj, si dhe në komunat veriore cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara. Edhe në qytetin e Ferizajt, cilësia e ujit është brenda standardeve për ujë të pijshëm.
Në Han të Elezit, ujësjellësi qendror me burim në Dimcë sipas IKSHPK-së paraqet nivel të lartë turbullire; për këtë arsye, uji përdoret vetëm për nevoja teknike dhe nuk rekomandohet për pije.
Në qytetin e Gjilanit, uji është brenda standardeve për konsum. Rezervuarët Prilepnicë dhe Bajë paraqesin parametra fiziko-kimikë brenda standardeve të parapara për ujë të pijshëm. Po ashtu, në Kamenicë dhe Viti, cilësia e ujit mbetet brenda standardeve të lejuara.
“Në qytetet Pejë dhe Istog, si dhe në zonën Vrellë/Istog, cilësia e ujit është brenda standardeve për ujë të pijshëm. Në Mbivada, për shkak të turbullirës së rritur, uji përdoret vetëm për nevoja teknike. Në Junik, uji është brenda standardeve. Në Deçan dhe Klinë, për shkak të turbullirës së lartë, uji nuk rekomandohet për pije dhe përdoret vetëm për qëllime teknike”, thuhet tutje në njoftim.
Ndërkohë, furnizimi me ujë nga rrjeti i KRU ‘Gjakova’ është i sigurt për konsum, por në lokalitetet Hoçë e Madhe, Opterushë, Zaqishtë, Demjan dhe Gërçinë janë evidentuar vlera të rritura të turbullirës, prandaj uji nuk konsiderohet i pijshëm.
Sipas këtij instituti burimi i ujit nga “40 bunarët” në qytetin e Prizrenit brenda standardeve të lejuara për ujë të pijshëm, derisa në Suharekë ende është problem furnizimi në fshatrat e përmbytura si Semetisht, Studençan dhe Nëpërbisht. Pjesa tjetër e furnizimit përmes KRU Hidroregjioni Jugur vijon normalisht.
Në Malishevë, për shkak të rritjes së turbullirës, përdoret vetëm si ujë teknik dhe nuk rekomandohet për pije, derisa në Dragash, cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara.
Humbi kontrollin e makinës dhe përplaset me katër automjete ...
Limi ia thotë troç Albës: Unë nuk erdha këtu për ty
Keqpërdorimi i ‘rezervave shtetërore’, Hajdari, Lipovica, Ga...
PSG eliminohet nga Kupa e Francës, pëson humbje shokuese nga...
7 arsye pse dhembin kockat e fytyrës: Shkaku shpesh nuk ësht...
Pastrimi i veturës nga akulli: Gabime dhe veprime që mund t’...