Igumenia e Manastirit “Sokolica”, i cili ndodhet ngjitas me kompleksin e kullave të Isa Boletinit, në Boletin, për mediet serbe ka thënë se objektet fetare ortodokse serbe në Kosovë janë në rrezik të sulmohen sërish
E para e Manastirit “Sokolica”, igumenia Makarija, u ka thënë medieve serbe të dielën se pasuria e Kishës ortodokse është e pakontestueshme, duke e shfrytëzuar rastin që të përmendë edhe “krimet ndaj serbëve”, “Shtëpinë e verdhë” në Shqipëri dhe rastin “Kleçka” në Kosovë. “Pasuria e Kishës ortodokse serbe në këtë krahinë është e pakontestueshme dhe e garantuar. Pasuria e saj qëmoti është përshkruar në tapi që janë valide, ndërsa në kohë të fundit edhe në librat kadastralë të secilës komunë të Kosovës”, ka thënë ajo për mediet serbe duke shtuar se do të ketë rrezik që manastiret dhe objektet fetare ortodokse të sulmohet sërish.
“Ka mundësi që të vijë deri të ndonjë ngatërresë rreth manastireve serbe, por shpresoj që ato nuk do ta rrezikojnë sigurinë e shenjtorëve, pasi që ka ardhur koha që edhe shqiptarët kur janë në vështirësi t’u drejtohen përsëri shenjtorëve serbë për ndihmë”, ka thënë igumenia Makarija. Në një pyetje të gazetarëve serbë se disa shenjtorë në Kosovë janë shndërruar në vend për kryerjen e nevojave fiziologjike, ajo është përgjigjur, se kultura e një populli shihet në mënyrën se si sillet dhe vepron.
“Shqiptarët nuk janë të vetëdijshëm se dëmtimi i objekteve të shenjta i tregon botës nivelin e kulturës së vet. Dhe ata njerëz pretendojnë që t’i bashkëngjiten bashkësisë së popullin evropian”, është shprehur ajo.
Sveçla për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes: Një hap...
Real Madridi thyen rekorde financiare dhe udhëheq renditjen ...
Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, Sp...
Njoftim për konsumatorët dhe mediat – Kujdes nga mesazhet ma...
Gjykata urdhëron ekzaminim psikiatrik të personit që dyshohe...
Osmani: Sepse aleanca me Amerikën është rruga e vetme