Dy persona janë arrestuar në Mitrovicën e Veriut për vjedhje të rëndë.
Sipas policisë, më 10.01.2026 rreth orës 15:30 u pranua informacioni se në një objekt fetar në rrugën “Qeta e Minatorëve” në Mitrovicën e Veriut, persona të panjohur kanë depërtuar dhe kanë vjedhur një shumë parash me vlerë prej 125 euro.
“Sot, më datë 11.01.2026, falë bashkpunimit me qytetar dhe veprimeve operative-hetimore te njësive policore në kuadër të Stacionit Policor Mitrovicë Veri janë arrestuar dy persona si dyshuar ne lidhje me rastin. Arrestimi është kryer në rrugën “Kral Petri”, në Mitrovicë të Veriut.”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për M.S i lindur më 2007, dhe 24 orë për D.R, i lindur më 2008.
“Të dy personat e arrestuar janë shtetas të Republikës së Serbisë, me vendbanim në Mitrovicë të Veriut”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
MPJD: Mbi 960 kosovarë në Lindje të Mesme, të gjithë në gjen...
Takimi Kurti-Peleshi, theksohet rëndësia e unitetit ndërmjet...
Abdixhiku: S’ka propozime, por nuk kemi qëndrime refuzuese –...
Pas takimit me Kurtin, Abdixhiku: Nuk kemi emër për kandidat...
1 milion euro tentohen të futen në Kosovë, gjykata liron 3 p...
Aktakuzë ndaj të riut për tentim vrasjen në Pejë