
Screenshot
Barcelona është shpallur fituese e Superkupës së Spanjës pas një fitoreje të madhe me rezultat 3-2 në finalen ndaj Real Madridit.
Katalanasit kaluan të parët në epërsi me golin e Raphinhas, ndërsa Real Madridi u kundërpërgjigj përmes Vinícius Junior në minutën e dytë shtesë.
Dy minuta më vonë Lewandowski riktheu epërsinë.
Por Reali barazoi në fundin e pjesës së parë me Garcia.
Pjesa e dytë ishte më e qetë ku Barcelona shënoi golin vendimtar me Raphinhan në minutën e 73-të.
Deri në fund, Reali lëshoi dy raste të mira me Carreras e Tchouamenin por Joan Garcia ishte në vend.
Ky është viti i dytë që Barcelona e mposht Realin në finalen e Superkupës së Spanjës./Arbresh.info
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...
Theret me thikë një person në Deçan