Kryetari i parlamentit iranian paralajmëroi se ushtria amerikane dhe Izraeli do të jenë “objekte legjitime sulmi”, në rast se Amerika sulmon Republikën Islamike, siç ka kërcënuar presidenti Donald Trump. Deklaratat e Mohammad Bagher Qalibaf janë të parat, që përfshijnë Izraelin në listën e mundshme të objektivave të një sulmi iranian. Qalibaf, mbështetës i linjës së ashpër, bëri kërcënimin ndërsa deputetët brohorisnin në parlament duke thënë «Vdekje Amerikës!».
Izraeli është në gjendje maksimale gatishmërie për një ndërhyrje të mundshme të SHBA-së në Iran, sipas Times of Israel dhe Reuters. Për një operacion të tillë të mundshëm amerikan është diskutuar dje në një telefonatë midis kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Irani i ka fajësuar SHBA-të për protestat që shpërthyen para dy javësh në kryeqytet për shkak të vështirësive ekonomike, të cilat më pas u përhapën në gjithë vendin, me kërkesa për largimin nga pushteti të autoriteteve fetare.
Donald Trump ka deklaruar se vendi i tij është «gati të ndihmojë» lëvizjen e protestuesve, duke paralajmëruar se Irani është në «probleme të mëdha» për përpjekjet për të shtypur protestat. New York Times raporton se SHBA-të tashmë kanë një plan për Teheranin, të paraqitur nga Pentagoni tek Trump, me një listë të objektivave të mundshme, përfshirë edhe ato jo ushtarake në kryeqytet.
Dilema nuk është më nëse, por se si dhe kur të sulmohet. Në natën e së shtunës, thirrjet antiqeveritare mbushën rrugët e Teheranit, me protestuesit që nxitnin lëvizjen më të madhe kundër republikës islame në tre vitet e fundit, pavarësisht shtypjes së fortë dhe bllokimit të internetit.
Grupet për të drejtat e njeriut raportuan dhjetëra viktima dhe shprehën shqetësim për intensifikimin e shtypjes nga autoritetet. Pamje tregojnë grumbuj trupash në spitale dhe morgje të mbingarkuara, ndërsa prokurori i përgjithshëm shpalli dënime me vdekje për protestuesit. Pak informacion ka dalë pas bllokimit të internetit, me monitoruesit e NetBlocks që tregojnë se, për shkak të mungesës së internetit, ka boshllëk informacioni, në lidhje me atë që ndodh në Iran./tvklan.al
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...