Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se iranianët po “kërkojnë liri”, ndërsa protestat vazhdojnë të përhapen në të gjithë vendin, duke shtuar se Washingtoni është gati të ofrojë mbështetje.
“Irani po kërkon liri, ndoshta si kurrë më parë”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social, duke shtuar, “SHBA janë gati të ndihmojnë!!!”
Irani ka qenë duke përjetuar valë protestash që nga fundi i dhjetorit, kryesisht për shkak të rënies së ndjeshme të vlerës së rialit iranian dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike.
Demonstratat filluan më 28 dhjetor pranë Pazarit të Madh të Teheranit dhe më vonë u përhapën në disa qytete.
Trump tha se Irani ishte “në telashe të mëdha” ndërsa trazirat u përshkallëzuan, duke shtuar se Uashingtoni po monitoronte nga afër zhvillimet dhe po i paralajmëronte autoritetet të mos përdorin forcë vdekjeprurëse kundër protestuesve.
Presidenti amerikan madje ka paralajmëruar ndërhyrje nëse autoritetet iraniane vazhdojnë të ushtrojnë dhunë në protestues.
Sallahu: Gjykata Administrative nis punën tre muaj pas hyrje...
Vëllaznimi triufmon derbin ndaj GO+ Pejës
Osmani: Është në interes të Kosovës që të rizgjidhem preside...
Safet Kamberi zgjedhet Kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrov...
Barça fiton Superkupën e Spanjës pasi mposhti Realin në fina...
“Hyri vetëm për ta poshtëruar”, vjen reagimi nga llogaria e ...